Franca sfidon pas pak Irakun, Deschamps bën 3 ndryshime në formacion
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vendosur të bëjë tre ndryshime në formacionin titullar për ndeshjen kundër Irakut në Kupën e Botës. Nga minuta e parë do të aktivizohen Manu Koné, Lucas Digne dhe Bradley Barcola.
“Gjelat” synojnë një tjetër fitore për të konsoliduar pozitat e tyre në grup, ndërsa Iraku kërkon pikët e para në turne pas humbjes së pësuar ndaj Norvegjisë në ndeshjen hapëse.
Në repartin ofensiv të Irakut, përgjegjësinë kryesore do ta mbajë sulmuesi Hussein, i cili pritet të udhëheqë përpjekjet e ekipit të drejtuar nga Arnold për të surprizuar favoritët francezë.
Formacionet zyrtare
Franca (4-2-3-1)
Mike Maignan; Jules Koundé, Dayot Upamecano, William Saliba, Lucas Digne; Manu Koné, Adrien Rabiot; Michael Olise, Ousmane Dembélé, Bradley Barcola; Kylian Mbappé.
Trajner: Didier Deschamps.
Iraku (4-2-3-1)
Basil; Doski, Hashem, Tahseen, Ali; Ismaeel, Ali Ammari; Qasem, Iqbal, Bayesh; Hussein.
Trajner: Arnold.
KOHA JONË SONDAZH

