Francë-Marok, zbulohen formacionet zyrtare të çerekfinales së Botërorit

Çerekfinalja e parë e Kupës së Botës 2026 do të luhet sonte, duke nisur nga ora 22:00, ku Franca dhe Maroku do të përballen për një vend në gjysmëfinale.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk ka rezervuar surpriza në formacionin startues. Në portë konfirmohet Mike Maignan, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Jules Koundé, Dayot Upamecano, William Saliba dhe Lucas Digne, i cili tashmë duket se ka fituar vendin e Theo Hernandez në krahun e majtë.

Në mesin e fushës do të veprojnë dy futbollistët që luajnë në Serie A, Manu Koné dhe Adrien Rabiot. Në repartin ofensiv, pas yllit të padiskutueshëm Kylian Mbappé, do të aktivizohen Ousmane Dembélé, Michael Olise dhe Désiré Doué. Ky i fundit ka fituar balotazhin me Bradley Barcola, pas paraqitjes shumë të mirë si zëvendësues në sfidën e kaluar ndaj Paraguait.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Maroku vjen me një mungesë të rëndësishme, pasi trajneri Walid Ouahbi nuk mund të llogarisë Amir Richardson Saibarin, një nga lojtarët më në formë të skuadrës deri në këtë fazë të turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpara portierit Yassine Bounou, në mbrojtje do të luajnë Achraf Hakimi, Noussair Mazraoui, Diop dhe Salah-Eddine. Dyshja Bouaddi – El Aynaoui do të mbulojë mesin e fushës, ndërsa Talbi, Ounahi dhe El Khannouss do të mbështesin në sulm Brahim Diaz.

Formacionet zyrtare:

Franca (4-2-3-1): Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Digne; Koné, Rabiot; Dembélé, Olise, Doué; Mbappé.

Maroku (4-2-3-1): Bounou; Hakimi, Mazraoui, Diop, Salah-Eddine; Bouaddi, El Aynaoui; Talbi, Ounahi, El Khannouss; Brahim Diaz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?