Francë-Shqipëri, Berisha: Shqiponja ka epërsi, por gjeli është djallëzor

Përpara fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, ish-kryeministri Berisha ka uruar kombëtaren për një fitore. Ish kryeministri Berisha deklaron se shqiponja, e cila simbolizon kombin shqiptar, ka epërsi natyrore. Por ai thekson se duhet pasur kujdes nga gjelat, pasi ata janë djallëzorë.

Berisha: Së pari, kryefjala e ditës së sotme është beteja midis shqiponjës dhe gjelit që zhvillohet në Marsejë.

Shqiponja ka epërsinë natyrore ndaj të gjithë shpendëve të kësaj toke, por gjeli është djallëzor, aktiv, i shkathët dhe nuk mund të neglizhohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj dhe le t’i urojmë shqipes një fitore, e cila do të ketë jehonë botërore sepse në ndeshjen e shkuar lojëtarët tanë arritën të fitojnë mendjen dhe zemrat e të gjithë sportdashësve në Europë me lojën e bukur dhe të civilizuar që ata bënë. Një mesazh të zjarrtë tifozëve kuqezinj, të cilët duhet të pranojnë që deri tani janë ata kampionët e Europës. Nëse ne akoma nuk kemi një Pele apo një Messi në ekipin tonë, mos harroni se në grupin e tifozëve ne kemi dy tifoza botërorë kamionë, siç është Ismail Morina, të cilin Rama nga urrejtja dhe neveria se nuk doli Olsi dron-hedhësi por doli ai autori i vërtet e arrestoi dhe e futi në burg dhe tani pas Ismail Morinës kemi Bislim Lemanin, njeriun që u bë i famshëm, u vendos në të gjitha faqet e UEFA dhe FIFA dhetë mbarë botës me fytyrën e tij flamur. E jo më pak ajo vajza, të cilës emrin nuk ja di por që dukej e bukur sa vet flamuri shqiptar me flamurin në faqe. Kështuqë duke i përshëndetur, uroj dhe shpresoj që të jenë në lartësi të flamurit të tyre për një tifo të qytetëruar pa asnjë lloj incidenti. Kemi nevojë vetëm për emrin e jashtëzakonshëm që ata kanë krijuar për mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitore! Fitore! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?