Francis Kahata nga Kenia te Tirana, për një gol me “aromë titulli”

Futbollisti nga Kenia, Francis Kahata, shënoi dy minuta para se mbyllej takimi me Laçin të vetmin gol  të ndeshjes që i dha tre pikë Tiranës. Në pesë ndeshjet e kaluara të këtij sezonit, dy në kupë dhe tre në kampionat, Tirana nuk kishte fituar asnjëherë ndaj Laçit. Kur ky takim po shkonte drejt një barazimi pa gola, 0-0, rezultat që do të penalizonte bardheblutë në garë për titull.

Por fitoren që erdhi nga goli i shumëpritur e shënoi një futbollist i huaj, Kahata, i cili pas një krosi të saktë, që i erdhi nga e djathta në zonë kërceu bukur dhe po aq bukur e saktë goditi me kokë ku edhe e dërgoi topin në rrjetë. Goli i Kahata-s, ka bërë që Tirana të festojë fitoren gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme.  Kahata ndonëse  doli nga loja fill pas golit, u zëvendësua nga trajneri Magani, si strategji për të vonuar disi minutat e mbetura, që kryeqytetasit të siguronin pikët maksimale.

Tirana, me këtë fitore është ngjitur në vend të dytë, tre pikë larg Skënderbeut. Por ka lënë pas me nga 3 pikë dy rivalë të tjerë, Kukësin e Partizanin. Në mungesë të Ndikumana, një futbollist tjetër i huaj nga Burundi, dhe mjaft energjik për bardheblutë, që u s’kualifikuar  në një ndeshje më parë nga disiplina, heroi më i fundit i 24 herë kampionëve të vendit është Kahata.    

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Refik Halili mësohet se pas fitores së ditës së djelë ndaj Laçit, u ka premtuar një shpërblim lojtarëve nëse do të mund të rikthejnë titullin kampion, që mungon prej 6 sezonesh. Në 6 sezone t e fundit , kur mbeten edhe 4 javë nga përfundimi i garës, Tirana këtë vit është më afër se kurrë këtij suksesi.  

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?