Franco Baresi nuk e fitoi kurrë “Topin e Artë”, por Berlusconi i dhuroi trofeun origjinal

Edhe pse konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit, Franco Baresi nuk arriti kurrë të fitonte zyrtarisht çmimin prestigjioz “Topi i Artë”. Ai mbetet pjesë e një grupi legjendash të futbollit, ku bëjnë pjesë edhe Paolo Maldini, Gianluigi Buffon, Andrés Iniesta dhe Zlatan Ibrahimović, që nuk e fituan kurrë këtë trofe.

Megjithatë, ndryshe nga të gjithë të tjerët, Baresi kishte në shtëpi një “Top të Artë” origjinal, falë një gjesti të veçantë të ish-presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi.

Vetë Baresi e kishte zbuluar këtë histori në një intervistë për gazetën italiane Il Giornale, duke kujtuar sezonin e jashtëzakonshëm të vitit 1989, kur Milani dominonte futbollin evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në renditjen e ‘Topit të Artë’ të vitit 1989 përfundova në vendin e dytë, pas Marco Van Bastenit dhe përpara Frank Rijkaardit. Podiumi ishte tërësisht i Milanit. Me atë rast, presidenti Berlusconi më dhuroi një version origjinal të ‘Topit të Artë’”, kujtonte Baresi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në atë edicion, Van Basten fitoi çmimin prestigjioz, ndërsa Baresi mbeti vetëm një hap larg triumfit individual. Megjithatë, gjesti simbolik i Berlusconit u konsiderua një vlerësim i veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm të kapitenit kuqezi, i cili ishte një nga shtyllat kryesore të një prej skuadrave më të mëdha në historinë e futbollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?