Frank Lampard dhe bashkëshortja e tij Christine, bëhen prindër për herë të dytë (FOTO)

Ish-legjenda e Chelsea, Frank Lampard dhe bashkëshortja e tij Christine, janë bërë prindër për herë të dytë. Ylli i “Loose Women”, zbuloi në janar se është shtatzënë me fëmijën e dytë, duke shtuar se është e shqetësuar për procesin e lindjes, për shkak të prezencës së COVID-19. Përmes një postimi të bërë në Instagram të hënën në mbrëmje, prezantuesja irlandeze zbuloi se ka sjellë në jetë djalin Freddie.

Në një foto krah të birit, 42-vjeçarja shtoi: “Le të ju prezantojmë me shtesën tonë më të re. Frederick (Freddie) George Lampard! Ne jemi shumë të dashuruar”.

Kjo për Christine është fëmija i dytë, ndërsa për Frank i katërti, pasi ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme. Christine dhe Frank u martuan në një ceremony luksoze në Londër, para gjashtë vitesh. Në vitin 2018, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, e në jetë erdhi vogëlushja Patricia Charlotte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?