Frenk Riberi: Topi i Artë, trofe politik!

Cristiano Ronaldo e Le Messi e kanë bërë pronë të tyre “Topin e Artë”, sepse në 7 edicionet e fundit e kanë ndarë atë me njëri-tjetrin. Frank Riberi u rendit i tretë në këtë garë për vitin 2013, ndonëse kishte luajtur një rol kyç te Bayerni, që nën drejtimin e trajnerit Jupp Heinckens fitoi gjithçka në atë edicion. Francezi pasi humbi Kupën e Botës për arsye dëmtimi u tërhoq përfundimisht nga kombëtarja, për t'iu përkushtuar vetëm Bayernit të Mynihut. Fank Ribery u rikthehet edhe një herë polemikave rreth Topit të Artë, duke kujtuar se ky cmimin individual është politik dhe mbetet një lojë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Dy sulmuesit që mbrojnë ngjyrat e Realit të Madridit dhe Barcelonës e kanë bërë pronë të tyre këtë trofe në 7 edicionet e fundit dhe sipas Ribery askush nuk mund t'i rivalizojë dy yjet e Primera Division. – “Për aq kohë se Ronaldo dhe Messi do të jenë në qarkullim, finalisti i tretë duhet ta ketë të qartë se përballë tyre nuk do të ketë shanse për të fituar. Është e njëjta histori çdo vit. Nuk e di se çfarë duhet të fitojë një futbollist për ta fituar “Topin e Artë”. Manuel Nuer është portieri më i mirë në botë në dy-tre vitet e fundit. Ai fitoi trofe të rëndësishëm me Bajern, triumfoi në Kupën e Botës si dhe u shpall “gardiani” më i mirë në “Brazil 2014”. Me sa duket kjo nuk mjafton dhe unë thjesht nuk e kuptoj këtë gjë. Për mua është çmimi i Topit të Artë është politik.” Pavarësisht se Gjermania fitoi Kupën e Botës dhe Bajern Mynih është një ekip i nivelit botëror dhe me lojtarë klasi, Messi e Ronaldo nuk kanë lënë shanse për Gjermaninë dhe kampionatin gjerman, madje as për ligat italiane dhe atë angleze, që të rivalizojnë me dy lojtartë më të mirë të Real Madrid e Barcelonës. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?