Frika nga koronavirusi, Getafe refuzon të luajë ndaj Interit në Milano

Skuadra e Getafes refuzon të luajë përballë Inter në ndeshjen e Europa League, e parashikuar për t’u mbajtur ditën e enjte. Klubi spanjoll, nëpërmjet një komunikimi zyrtar, bën me dije se nuk do të rrezikojë për të udhëtuar drejt Italisë, në një prej vendeve më problematike prej epidemisë së koronavirusit.

“Deri sa gjërat të ndryshojnë, skuadra nuk do të udhëtojë në Itali.  I kemi kërkuar UEFA-s të luajmë në një tjetër qytet dhe jo në Milano. Nuk kemi pse shkojmë me këmbët tona në qendër të epidemisë. Më është thënë, të kërkojë një leje nga Ministria e Punëve Publike, por nuk dua ta bëj sepse nuk duam të shkojmë në një vend që kërcënohemi”, këto ishin fjalët e presidentit të Getafes, Angel Torres, i cili ka marrë përsipër humbjen dhe eliminimin nga Europa League, nëse do të jetë i nevojshëm.

SHKARKO APP