Frikë nga terrorizmi, ‘blindohet’ hoteli i Manchester United
Sot në orën 21:00 do të luhet derbi mes Manchester City dhe Manchester United në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 të Premier Leagues angleze.
Pas shpërthimeve në autobusin e Dortmundit, autoritetet britanike i janë frikësuar ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Sipas asaj që raporton “The SUN”, hoteli ku do akomodohet Manchester United është kontrolluar me qen të specializuar për nuhatje të imtësishme.
Klubet e mëdha të futbollit po marrin masa të rrepta pas tragjedisë së tmerrshme të autobusit të Borussia Dortmund në ndeshjen kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.

KOHA JONË SONDAZH

