Frikë për raste pozitive me koronavirus edhe te ekipi i Milanit
Skuadrat italiane janë rikthyer në stërvitje duke ndjekur protokollin shëndetësor, duke kryer tamponët nëse janë ose jo të prekur nga koronavirusi. Pas Fiorentinës, Sampdorias edhe te Milani ka dyshime për raste pozitive.
“Corriere dello Sport” ka publikuar lajmin, ndërkohë që nëse do të konfirmohet duhet parë nëse kanë antitrupa të fundit apo jo. Problemet nuk ndalen këtu për kuqezinjtë, pasi Zlatan Ibrahimovic pritet që të mbërrijë vetëm gjatë fundit të javës.
Të gjithë lojtarët e tjerë kanë kryer stërvitje të diferencuar, ku nuk ka munguar as humori. Donnarumma ka bërë shaka me gazetarët duke thënë: “Nuk do më lënë që të hyjë”. /R.Lika-Koha Jone/