FSHF dhe Akademia “City Group” diskutojnë mundësi bashkëpunimi për zhvillimin e futbollit shqiptar

Drejtuesit e Akademisë “City Group” zhvilluan një vizitë në Federatën Shqiptare të Futbollit, në kuadër të eksplorimit të mundësive për bashkëpunim në funksion të zhvillimit të futbollit dhe rritjes së cilësisë në edukimin e trajnerëve.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, mirëpriti delegacionin në zyrën e tij, ku u zhvillua një shkëmbim i hapur idesh mbi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe perspektivat për rritjen e standardeve në këtë fushë.

Në vijim të vizitës, përfaqësuesit e akademisë zhvilluan një takim pune me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, Koordinatorin e zyrës së Presidentit për çështjet sportive, Abdyl Kuriu, si dhe përfaqësues të Departamentit Teknik dhe të Edukimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi mundësitë e një partneriteti eventual, i cili do të synonte krijimin e urave të qëndrueshme bashkëpunimi përmes shkëmbimit të njohurive, eksperiencave dhe praktikave më të mira në fushën teknike.

Në këtë kuadër, u hodhën ide për iniciativa të mundshme, si angazhimi i trajnerëve të FSHF-së në rolin e lektorëve në aktivitetet e organizuara nga Akademia “City Group”, si dhe përfshirja e trajnerëve të akademisë në programet edukative të FSHF-së.

Gjithashtu, u diskutua mundësia e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta teknike dhe ndeshjeve miqësore ndërmjet ekipeve.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit të eksperiencave, ndërkohë që palët mbeten në fazën e diskutimeve dhe vlerësimit të mundësive konkrete për bashkëpunim në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?