FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merr flakë autobusi i tifozëve të City-it para finales së Carabao Cup (VIDEO)

Një incident i rrezikshëm ka përfshirë disa tifozë të Manchester City gjatë udhëtimit drejt stadiumit Wembley Stadium, ku skuadra e tyre do të përballet me Arsenal në finalen e Carabao Cup.

Autobusi me të cilin udhëtonin tifozët u përfshi nga flakët në autostradë, duke shkaktuar momente paniku. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shoferi vuri re problemin në kohë, pasi pa një kolonë tymi të zi që dilte nga motori, i cili më pas mori flakë, në momentin kur mjeti ishte tashmë boshatisur.

Ngjarja ndodhi në autostradën M6, pranë daljes numër 3 në zonën e Ëest Midlands, ku kalimtarë të shumtë panë autobusin të përfshirë nga zjarri në korsinë emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe arritën të neutralizojnë flakët, ndërsa tifozët e Manchester City u vendosën në siguri dhe vijuan udhëtimin drejt stadiumit me një mjet tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?