FSHF do ankimojë vendimin për pezullimin e Dukës, juristët: Presidenti jo funksionar publik
Në një kohë që anëtarët e FSHF rizgjodhën Armand Dukën në krye të FSHF, funksionet e tij dhe të sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku janë të pezulluara nga vendimet e Gjykatës së Tiranës.
Për juristët e federates, dyshimet e ngritura ndaj Dukës nuk qëndrojnë. Avokati Envi Hicka, pjesë e Komitetit Ekzekutiv, thekson se shteti shqiptar nuik mund t’i kërkojë llogari Dukës për punën e tij si president i FSHF, pasi ai nuk është funskionar publik.
Po ashtu federata është e vendosur të vijojë ndjekjen e rrugës ligjore për ankimimin e vendimeve që pezullojnë Dukën dhe Shulkun nga ushtrimi i detyrave të tyre.