FSHF gjen akordin edhe me klubet e Kategorisë së Dytë për rifillimin

Federata e Futbollit ka organizuar ditën e sotme përmes një video-konference një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Dytë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.

Kjo iniciativë e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të përdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsipër zbatimin e tij në praktikë.

Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?