FSHF investon në teknologjinë më moderne të rikuperimit, nis instalimi i pajisjeve të krioterapisë në Klinikën e Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit vijon investimet në përmirësimin e kushteve për ekipet kombëtare, duke sjellë në “Shtëpinë e Futbollit” pajisjet më të fundit të krioterapisë, një nga teknologjitë më të avancuara në fushën e mjekësisë sportive.

Pajisjet e markës CTN (Finlandë) kanë mbërritur tashmë në ambientet e FSHF-së, ndërsa ka nisur procesi i instalimit të tyre në Klinikën e Kombëtares, ku shumë shpejt do të jenë në funksion të futbollistëve të ekipeve kombëtare.

Ky investim është pjesë e projektit të vazhdueshëm të FSHF-së për modernizimin e Klinikës së Kombëtares, e cila sot përfaqëson një nga qendrat më të avancuara në vend në fushën e mjekësisë sportive. Përveçse ka ngritur një qendër të mirëfilltë diagnostikimi, rehabilitimi sportiv, traumatologjik dhe ortopedik, Federata po zgjeron vazhdimisht gamën e shërbimeve dhe teknologjive në dispozicion të sportistëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me instalimin e pajisjeve të krioterapisë, Klinika e Kombëtares pasurohet edhe me pajisje moderne rekuperimi, duke ofruar mundësi edhe më të mira për riaftësimin e futbollistëve pas dëmtimeve, si edhe për rikuperimin optimal gjatë periudhave me ngarkesë të lartë stërvitore dhe konkurruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krioterapia përfaqëson një nga metodat më moderne të rikuperimit sportiv, duke ndihmuar në përshpejtimin e rikuperimit muskulor, reduktimin e inflamacionit, lehtësimin e lodhjes fizike dhe përmirësimin e performancës së sportistëve. Përdorimi i kësaj teknologjie është tashmë standard në qendrat më të avancuara sportive në Europë dhe në botë.

Vendimi për investimin në këtë infrastrukturë moderne u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, pas një procesi të detajuar vlerësimi teknik dhe profesional. Përzgjedhja e pajisjeve u mbështet edhe nga ekspertiza e stafit mjekësor të ekipeve kombëtare, i cili analizoi nga afër zgjidhjet teknologjike të ofruara nga prodhues të ndryshëm ndërkombëtarë.

Ky investim konfirmon angazhimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për të sjellë standardet më të larta të mjekësisë sportive edhe në Shqipëri, duke garantuar që futbollistët e ekipeve kombëtare të kenë në dispozicion të njëjtat kushte moderne për trajtim, rikuperim dhe performancë si sportistët e elitës në qendrat më prestigjioze sportive europiane.

FSHF investon në teknologjinë më moderne të rikuperimit, nis instalimi i pajisjeve të krioterapisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?