FSHF përcakton datat e fillimit të sezonit të ri futbollistik

Më datë 12 shtator do të nisë kampionati shqiptar i futbollit. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme datat e fillimit dhe përfundimit të kampionateve kombëtare për sezonin 2020-2021. Anëtarët e KE-së janë njohur me propozimet e paraqitura nga Komisioni i Garave dhe kanë miratuar propozimet. Anëtarët kanë votuar elektronikisht një vendim qarkullues. Sezoni 2020-2021 do të fillojë në datë 31 Gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të përfundojë në datë 29 Maj 2021 me finalen e Kupës së Shqipërisë që zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ashtu sikur u mbyll, edhe sezoni i ri pritet që të nisë pa tifozë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2021 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.

Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?