FSHF reagon për gjendjen e portierit që u hodh nga kati i 6-të: Jashtë rrezikut për jetën!

Federata Shqiptare e Futbollit pak minuta më parë ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me gjendjen e portierit Aldo Teqja, i cili është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjendja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Forca Aldo ?

Forca kampion”, shkruhet në reagimin e FSHF.

SHKARKO APP