FSHF shpreh ngushëllimet për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.
Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.
Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv.