Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:26 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FSHF surprizon tifozët specialë kuqezi: Faleminderit që na mbështesni gjithmonë

Aktualitet E premte, 24 Dhjetor 2021 10:38
FSHF surprizon tifozët specialë kuqezi: Faleminderit që na mbështesni gjithmonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E enjtja e 23 dhjetorit ka qenë një ditë ndryshe jo vetëm për drejtuesit e Federatës së Futbollit, por edhe për personat me aftësi ndryshe në Shqipëri. Një vizitë e tyre në stadiumin “Air Albania”, me ftesën e veçantë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka qenë mjaft e këndshme për ta, në prag të festave të fundvitit.

Pjesë e Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë, këta tifozë kanë qëndruar për disa orë me Presidentin Duka e Sekretarin Shulku si dhe futbollistin e Kombëtares shqiptare, Albi Doka, i cili kishte ardhur në mënyrë speciale për të surprizuar tifozët tanë specialë dhe për t’i falënderuar nga afër për mbështetjen e pakursyer që i japin në çdo ndeshje.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar falënderoi të gjithë tifozët shqiptar përmes këtyre tifozëve specialë, që kanë qenë gjithmonë në mbështetje të futbollit, jo vetëm ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në përgjithësi. Ai u shpreh se Federata do të vijojë të jetë në mbështetje të tyre, teksa i uroi nga stadiumi “Air Albania”, investimi më i madh që ka ndryshuar infrastrukturën në futboll, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kemi zgjedhur një mënyrë ndryshe sot për të falenderuar të gjithë tifozët e futbollit në Shqipëri, jo vetëm të ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në çdo skaj të Shqipërisë, futbollit të fëmijëve, futbollit të ekipeve, të klubeve dhe të rretheve. Veçanërisht juve, personat me aftësi ndryshe që nuk i jeni ndarë asnjëherë mbështetjes së futbollit, që e keni pasion, dëshirë dhe dua t’ju falënderoj për sakrificën që keni bërë për të mbështetur futbollin, falënderoj Shpresën si administratore e Shoqatës. Por një falëndërim i veçantë dhe inkurajim edhe për Sajmirin, një nga personat me aftësi ndryshe, i cili thjesht nga pasioni, nga dëshira vazhdon të luajë futboll, në kampionatin e futbollit 5×5 që Federata organizon në qytetin e Shkodrës dhe është i kënaqur me shoqërinë e futbollit atje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke qenë se është prag festash, kjo është thjesht një ceremoni falenderuese. Futbolli nuk është thjesht një garë, por është një lojë edhe sociale dhe të gjithë organizmat e futbollit mbështesin çdo lloj shtrese, shoqate apo njerëz me aftësi ndryshe. Unë jam vërtetë i lumtur që Federata e Futbollit ka arritur të bëjë diçka, pa dyshim që duhet të bëjë shumë më shumë për ju dhe për të gjithë njerëzit e tjerë me aftësi ndryshe. Por jam i lumtur që të paktën ne kemi krijuar  prej kohësh një ekip futbolli të të verbërve që merr pjesë edhe në gara ndërkombëtare. Në vitin 2021 i është bashkuar edhe ekipi i të amputuarve, që ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Dua t’i falënderoj ata që kanë dashuri dhe vullnet për ta luajtur lojën e futbollit. Do të vazhdojmë të kemi politika të tilla. Ky vit ka qenë i vështirë, për atë çka është kryesorja për shëndetin, sepse kemi pasur probleme, kemi humbur edhe njerëz të dashur, ku gjej edhe rastin t’i ngushëlloj. Kemi humbur edhe njerëz të afërt në stafin e ekipit Kombëtar. Por kemi gjetur forcë dhe mundësi për t’i synuar objektivat tanë dhe ju na keni mbështetur. Dhe kur them ju, them të gjithë tifozët shqiptarë dhe uroj dhe jam i bindur që do të na mbështesni edhe në vitin 2022 dhe në të ardhmen.

Mund t'ju interesojë

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 4 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 13 minutash

Uroj të kalojmë festa sa më të gëzuara, të jemi të lumtur dhe të kemi një vit të mbarë 2022. Uroj që nga këtu ku jemi, në këtë stadium fantastik që ka krijuar kushte fantastike për të gjithë ne, të marrim emocione akoma më të bukura, të marrim spektakël nga futbollistët, të marrim rezultate pozitive dhe t’ju kemi të gjithëve pranë në vitin 2022. Gëzuar Festat dhe shëndet e lumturi për ju, për të gjithë shqiptarët e tifozët, futbollistët e trajnerët! Gëzuar”!

Ndërkaq, Sajmir Ustabeqiri, një nga tifozët specialë, i cili njëkohësisht luan edhe futboll, në kampionatin e futbollit amantor 5×5, i organizuar nga FSHF-ja, falënderoi të pranishmit dhe presidentin Duka dhe bëri thirrje që të mbështesim të gjithë Kombëtaren.

“Ju falënderoj të gjithëve, në veçanti zotin Duka për ftesën. Futbolli është përmbi gjithçka. Është sporti më i bukur dhe jap një mesazh që ta ndjekin sa më shumë dhe ta përkrahim edhe Kombëtaren, sepse është gjëja më e shtrenjtë për vendin tonë” – tha Ustabeqiri.

Një falënderim për këta tifozë erdhi edhe nga futbollisti i Kombëtares, Albi Doka, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij takimi miqësor, teksa i ftoi tifozët të jenë gjithmonë në përkrahje të Kombëtares shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem midis jush. Faleminderit që keni ardhur! Ashtu siç na keni përkrahur përherë, si tifozë specialë që jeni, shpresoj të na përkrahni gjithmonë. Ju uroj një vit sa më të mbarë! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe të gjithë së bashku për një qëllim, për Kombëtaren tonë të dashur” – u shpreh Doka.

Përgjegjësia sociale është një nga politikat kryesore të Federatës së Futbollit, që nuk është hera e parë që mbështet personat me aftësi ndryshe, pasi herë pas here organizon aktivitete të ndryshme.

https://www.youtube.com/watch?v=tUesoV5RdGE&feature=emb_imp_woyt

Etiketat e lidhura

fshf
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 4 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 13 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 20 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.