FSHF vendos për vendin vakant në Kategorinë e Parë, Kukësi dhe Butrinti në “play-off”

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një vendim të rëndësishëm për plotësimin e vendit vakant në Kategoria e Parë për sezonin sportiv 2026/27.

Pas përfundimit të kampionatit “Abissnet Superiore”, Bylis u rendit në vendin e nëntë dhe ra nga kategoria, ndërsa ekipi i dytë i klubit, Bylis B, siguroi ngjitjen përmes ndeshjeve “play-off” të Kategorisë së Dytë.

Megjithatë, sipas Nenit 24.7 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, dy ekipe të të njëjtit klub nuk lejohen të garojnë në të njëjtën kategori. Gjithashtu, Neni 24.8 parashikon që në rastet kur ekipi i parë zbret në kategorinë ku ndodhet ekipi rezervë, ky i fundit bie automatikisht një kategori më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, pavarësisht suksesit sportiv të arritur në fushë, Bylis B nuk do të mund të marrë pjesë në Kategorinë e Parë dhe do të rikthehet në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë se rregullorja nuk përcaktonte qartë mënyrën e zëvendësimit të vendit vakant në një situatë të tillë, çështja iu kalua për shqyrtim Komiteti Ekzekutiv i FSHF, në bazë të Nenit 41 të Statutit të FSHF-së.

Pas propozimeve të Komisionit të Ligave dhe Garave si dhe Komisionit Ligjor, Komiteti Ekzekutiv vendosi që vendi vakant të përcaktohet përmes një ndeshjeje të vetme “play-off” ndërmjet Kukësi dhe KF Butrinti.

Takimi do të zhvillohet në fushë asnjanëse, ndërsa data, ora dhe stadiumi do të bëhen publike në ditët në vijim nga Departamenti i Garave pranë FSHF-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?