FSHF vijon angazhimin në projektin evropian “HAND IN HAND” për parandalimin e dhunës ndaj grave përmes sportit

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin e saj në kuadër të projektit evropian “HAND IN HAND”, një iniciativë e programit Erasmus+ Sport, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, që synon të luftojë dhunën ndaj grave përmes sportit.

Projekti përdor sportin si një mjet edukimi dhe ndërgjegjësimi, duke u fokusuar te brezi i ri i djemve në futboll dhe hokej në fushë. Nëpërmjet aktiviteteve të tij, “HAND IN HAND” promovon respektin, barazinë dhe përgjegjësinë, duke synuar të formojë një kulturë sportive të bazuar në vlerat e respektit dhe të refuzimit të çdo forme dhune.

Në të njëjtën kohë, projekti synon të shndërrojë mjediset sportive në hapësira edukative, të nxisë përmirësimin e politikave të organizatave dhe institucioneve sportive në mbështetje të barazisë dhe respektit ndaj grave, si edhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi ku dhuna nuk ka vend, ndërsa respekti dhe përfshirja promovohen në çdo nivel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e përkushtuar në zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke besuar se sporti është një mjet i fuqishëm për edukimin e të rinjve dhe për promovimin e ndryshimeve pozitive në shoqëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parandalimi i dhunës ndaj grave kërkon angazhimin e të gjithëve. Përmes projektit “HAND IN HAND”, FSHF kontribuon në ndërtimin e një kulture sportive ku respekti, barazia dhe përgjegjësia janë vlera themelore, ndërsa të gjithë bëhen pjesë e përpjekjeve për një shoqëri pa dhunë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 7747 (41%)
PD 4564 (24.1%)
PROTESTA 6601 (34.9%)

Vota totale: 18912