Fulham refuzon të godasë penalltitë në miqësore, shkak u bë … avioni

Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen miqësore mes Malagës dhe Fulhamit, e vlefshme për “Trofeo Costa del Sol”. Sfida mes skuadrës spanjolle dhe asaj angleze përfundoi në barazim 2-2, por ajo që ndodhi pas vërshëllimës së fundit të arbitrit ishte edhe më e veçantë.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Malagës, Arbeloa, iu drejtua arbitrit për të protestuar dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Situata mori një kthesë të papritur kur futbollistët e Fulhamit vendosën të mos marrin pjesë në serinë e penalltive.

E gjithë skuadra angleze u drejtua për në dhomat e zhveshjes, duke refuzuar të ekzekutonte goditjet nga pika e bardhë. Përballë kësaj situate, lojtarët e Malagës improvizuan një seri penalltish dhe festuan sikur të kishin fituar trofeun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndeshjes, Fulham reagoi përmes një deklarate, duke shpjeguar arsyen e vendimit të skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Penalltitë nuk ishin parashikuar në kontratë dhe, nëse do t’i kishim gjuajtur, do të kishim humbur avionin e kthimit”, ishte përgjigjja e klubit anglez.

Një përfundim vërtet i pazakontë për një ndeshje miqësore, ku rezultati 2-2 mbeti në plan të dytë, ndërsa skena e penalltive të simuluara dhe largimi i Fulhamit nga fusha u kthyen në momentin më të komentuar të mbrëmjes.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?