Fullkrug rikuperohet në kohë rekord për sfidën me Comon
Niclas Fullkrug do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kësaj mbrëmjeje ndaj Comos. Vetëm dy ditë pas dëmtimit në këmbë të pësuar gjatë stërvitjes së të martës, sulmuesi gjerman ka befasuar stafin teknik duke rikuperuar në kohë rekord dhe është përfshirë në listën e të grumbulluarve për sfidën në “Sinigaglia”.
Sot Füllkrug u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Fraktura në falangën e gishtit të këmbës, e reduktuar menjëherë pas dëmtimit, vazhdon të shkaktojë dhimbje, por dëshira e madhe për të luajtur ka bërë që 31-vjeçari të shtrëngojë dhëmbët.
Rikthimi i shpejtë i Fullkrug përbën një armë shtesë për Massimiliano Allegrin, i cili në minutat e fundit të ndeshjes mund të rrisë forcën sulmuese, duke përsëritur skemën e përdorur ndaj Genoas. Gjermani mund të pozicionohet në qendër të një tridenti me Nkunku dhe njërin mes Leao apo Pulisic, me kalimin në mbrojtje me katër lojtarë.
Në repartin defensiv, ndaj skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas rikthehet Tomori pas pezullimit. De Ëinter do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes me tre, në vend të Pavlovic, i cili ka nëntë qepje në kokë pas përplasjes në Firence, ndërsa Gabbia plotëson treshen. Në krahët rikthehen Bartesaghi dhe Saelemaekers, ndërsa nga minuta e parë priten edhe Fofana, Modric dhe Rabiot.
KOHA JONË SONDAZH

