Fundi i një cikli? Bayern përgatit revolucionin, largohen pesë emra “big”
Drejtuesit e Bayern Munchen paralajmëruan se do të kryenin një merkato si kurrë më parë në verën e kaluar, por mesa duket gjithçka është shtyrë për verën e ardhshme. Gjiganti gjerman po përgatit revolucionin e madh dhe priten shumë ndryshime në ekip.
Fundi i sezonit pritet të sjellë një trajner të madh në stol, por jo vetëm kaq. Bild raporton se pesë emra “big” do të largohen në verë. Manuel Neuer, Thomas Muller, Thiago Alcantara, Javi Martinez dhe Jerome Boateng janë emrat që diskutohen t’i japin fund aventurës bavareze.
Shitja e tyre do të mbushë arkat e kampionëve të Gjermanisë, teksa drejtuesit kanë gati edhe një fond prej 110 milion eurosh për t’u përdorur për seksionin e radhës të merkatos.