“Furija e Kuqe” merr para Arabinë, Spanja shënon 3 gola për 24 minuta
Spanja ka marrë një avantazh të thellë 3-0 përballë Arabia Saudite në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, që po zhvillohet në Atlanta.
Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente e zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të me talentin e ri Lamine Yamal, i cili realizoi pas asistit të shkëlqyer të Mikel Oyarzabal.
Më pas ishte vetë Oyarzabal që mori rolin e protagonistit, duke shënuar dy herë brenda pak minutash. Sulmuesi spanjoll gjeti rrugën e rrjetës fillimisht në minutën e 21-të dhe më pas realizoi sërish në minutën e 24-t, pas një aksioni të ndërtuar nga Dani Olmo, duke e çuar rezultatin në 3-0.
KOHA JONË SONDAZH

