Fusha stërvitore e Metalist 1925 goditet nga dron rus në Kiev, shpetojnë pa dëmtime futbollistët shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku fusha stërvitore e klubit FC Metalist 1925 është goditur nga një dron rus i tipit “Shahed”. Në këtë klub aktivizohen edhe dy sulmues shqiptarë, Ermir Rashica dhe Baton Zabërgja.

Sipas mediave në Kiev, në momentin e sulmit në kompleksin sportiv ndodheshin rreth 120 futbollistë të rinj, të cilët arritën të strehohen në kohë dhe për fat të mirë askush nuk është lënduar.

Raporti i agjencisë “UNN” bën me dije se bombardimet e mëngjesit nga ushtria ruse goditën disa objekte sportive në kryeqytet, ndërsa një nga dronët ra drejt e mbi fushën stërvitore që FC Metalist 1925 e kishte marrë me qira nga Kolegji Olimpik Profesional “Ivan Piddubny”. Goditja shkaktoi një zjarr, i cili u shua më pas nga shërbimet emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi ukrainas, së bashku me FC Polissia dhe vetë Kolegjit Olimpik, kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë për të rindërtuar sa më shpejt infrastrukturën e dëmtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht incidentit, drejtuesit e Metalist 1925 kanë theksuar se procesi stërvitor i akademisë do të vazhdojë normalisht, me seancat që tashmë po zhvendosen në fusha të tjera të sigurta në Kiev.

Kujtojmë se për shkak të luftës dhe bombardimeve të vazhdueshme në Harkiv, skuadra e parë dhe akademia e FC Metalist 1925 janë zhvendosur prej muajsh në kryeqytet, ku aktualisht rreth 120 futbollistë të rinj jetojnë, studiojnë dhe stërviten në kushte të mbrojtura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?