FUTBOLL FEMËROR – Ceuta, Maroku në zi: Mes 84 të mbyturve edhe një futbolliste 20-vjeçare

Mes 84 migrantëve (deri tani) të mbytur në Ceuta ditët e fundit, teksa përpiqeshin të arrinin Spanjën nga Maroku, është edhe Faten Ben Amar El Azizi, një futbolliste 20-vjeçare që luante për Maghreb Atletico Tetuan. Klubi i saj deklaroi se ajo “nuk kërkonte famë apo aventurë, por një jetë më të mirë dhe një të ardhme përtej kufirit”, duke shprehur dhimbjen për këtë ëndërr “të thyer para se të fillonte”.

Edhe Unioni Maroken i Futbollistëve Profesionistë i bëri homazhe lojtares së re. Në një deklaratë, organizata theksoi se presidenti Mustapha El Hadaoui, së bashku me të gjithë anëtarët e federatës, shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta dhe dhembshurinë e thellë familjes së të ndjerës, të afërmve, bashkëlojtareve të saj, klubit Moghreb de Tanger dhe të gjithë familjes së futbollit maroken.

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?