Futbolli botëror në zi/ Humb jetën në moshën 25-vjeçare futbollisti që luajti në Botëror me Afrikën e Jugut

Tragjedi në futboll/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare mesfushori i Afrikës së Jugut, Jayden Adams

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të mesfushorit të Afrikës së Jugut, Jayden Adams, i cili së fundmi kishte përfaqësuar kombëtaren e tij në Kupën e Botës 2026. Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë bërë ende të ditura.

I lindur në vitin 2001, Adams e nisi karrierën te Stellenbosch FC, ndërsa në janar të vitit 2025 u transferua te Mamelodi Sundowns, një nga klubet më të njohura të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vdekja e tij vjen vetëm pak javë pasi humbi gjyshen, Marianna Adams, e cila ndërroi jetë më 17 qershor, një ditë përpara ndeshjes së Afrikës së Jugut ndaj Republikës Çeke në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht dhimbjes personale, Adams zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në Botëror, duke qenë një nga protagonistët e kombëtares së Afrikës së Jugut, e njohur si “Bafana Bafana”. Ai luajti si titullar në dy ndeshjet e para të turneut dhe kontribuoi që kombëtarja të arrinte për herë të parë në histori fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Rrugëtimi historik i Afrikës së Jugut u mbyll në fazën e 1/16-ve, pas humbjes minimale 1-0 ndaj Kanadasë.

Pas lajmit tragjik, reagoi edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Afrikës së Jugut (SAFPU), e cila shprehu dhimbjen për humbjen e futbollistit.

“SAFPU është thellësisht e tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e mesfushorit të Mamelodi Sundowns dhe kombëtares së Afrikës së Jugut, Jayden Adams. Ai përfaqësoi vendin me krenari, guxim dhe dinjitet në Kupën e Botës FIFA 2026”, thuhet në deklaratën e organizatës.

Në fund të mesazhit, SAFPU u shprehu ngushëllimet familjes Adams, klubit Mamelodi Sundowns, Stellenbosch FC, kombëtares së Afrikës së Jugut dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me futbollistin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?