Futbolli drejt plakjes, La Liga me moshën e dytë më të lartë në kontintent

La Liga spanjolle është kampionati i dytë më i vjetër në kontinentin Europian. Sipas ‘Transfermarkt’, elita e futbollit iberik ka në përbërje lojtarët me moshën më të madhe mes 5 kampionateve kryesore. Joaquin i Betis dhe Diego Lopez i Rayo Vallecano, konkretisht 42 dhe 41-vjeç janë ata që bëjnë diferencën e moshës në La Ligën spanjolle.

Sezonin e shkuar, katër futbollistë, tre prej të cilëve portierë u aktivizuan në dekadën e katërt në fushë, duke rritur kështu moshën mesatare të kampionatit. Më i riu ishte Lamine Yamal i Barcelonës, që debutoi në moshën 15 vjeç 9 muaj e 16 ditë.

Vetëm Andorra ka moshën mesatare më të lartë, e cila është 28.2 vjeç, ndërsa La Liga ka një moshë mesatare prej 27.2 vjeç. Premier League angleze gjendet në vendin e tretë. Vetëm dy lojtarë mbi 38-vjeç u aktivizuan në sezonin e fundit, me elitën e futbollit britanik që kishte një moshë mesatare prej 26.4-vjeç. Pas tyre renditet Serie A, me 25.7 vjeç moshën mesatare të lojtarëve të sezonit të shkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bundesliga gjermane ka qënë gjithmonë djepi i talentëve të mëdha dhe këtë e dëshmon edhe mosha e saj prej 25.3 vjec, e katërta më e ulët ndër pesë kampionatet kryesore. 11 lojtarë debutuan këtë sezon pa mbushur 18-vjeç dhe nga ana tjetër vetëm një futbollist, Hasebe i Eintracht luajti mbi moshën 38-vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligue 1 franceze me 25 vjeç ka mesataren më të ulët në këtë renditje speciale mes 5 kampionateve kryesore, kjo e ndikuar nga 21 lojtarë që debutuan në sezonin e shkuar. Kampionati armen ka moshën më të ulët në Europë, me 20.3 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?