Futbolli i femrave/ Shqipëria garanton sigurinë, Franca fiton paqësisht
Pa asnjë incident siç qe paralajmëruar se mund të kishte për shkak të akteve torriste që ndodhën në Paris, si dhe për masat që morën autoritetet vendase, ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës në futboll për femra nisi u zhvillua dhe u mbyll në normalitet të plotë.
Por kjo ndeshje në "Qemal Stafa" foli e tëra në favor të Francës. Haura Dhormeaux shënoi dy gola në 15 minutat e para të ndeshjes. Le Somer shënoi golin e tretë në 25’ duke e bërë edhe më të lehtë fitoren për ekipin francez.
Pjesa e parë mbyllet me shifrat 3-0. Franca në pjesën e dytë thuajse e siguroi fitoren por theloi shifrat pasi Le Bihen shënoi edhe golin e katërt dhe Lo Somer realizoi dopietën e saj. Për të vulosur dopietën e tretë mendoi Le Somer, që shënoi golin e gjashtë. Vajzat e kombëtares franceze erdhën në Tiranë si favorite të grupit dhe për ta fitorja ndaj ekipit tonë pa eksperiencë konsiderohej formalitet. Kualifikuesja e femrave Euro 2017, ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, kishte një favorit në fushë. Ekipi francez kryeson Grupin 3 me 9 pikë të plota, ndërsa vajzat kuqezi pozicionohen në vendin e fundit me 0 pikë, pas dy humbjeve me Greqinë dhe Rumaninë.
Kjo ishte humbja e tretë radhazi por më e thella për Shqipërinë, që drejtohet nga trajneri Altin Rraklli.
Eliminatoret “Euro 2017”
Shqipëri – Francë 0-6
Shënues: Houara-D’Hommeaux 12′, 15′, Le Sommer 25′, 84', Le Bihan 63′, 73'
Shqipëria: Zani, Lipa, Franja, Bajraktari, Gjini, Memedov, Serenaj, Morina, Domi, Maliqi, Velaj; Trajner: A.Rraklli.
Franca: Gerardm Bolleau, Georges, Delannoy, Houara-D’Hommeaux, Le Sommer, Abily, Necib, Bussaglia, Thomis, Delie; Trajner: P.Bergeroo. Minutat 63′
KOHA JONË SONDAZH

