Futbolli në Itali do të nisë me rregulla të reja, ja ndryshimet
Në Itali është gjithçka gati për rifillimin e futbollit, teksa fillimisht do të luhen dy gjysmëfinalet e kthimit Juventus-Milan dhe Napoli-Inter. Ndeshjet do të hapen me një kujtim për viktimat e Covid-19 dhe për mjekët që kanë luftuar në vijë të parë kundër pandemisë.
Gjithashtu, e përditshmja italiane ka zbuluar se dy gjysmëfinalet dhe finalja nuk do të kenë kohë shtesë, nëse rezultati do ta kërkonte një gjë të tillë.
Në vend të kohës shtesë është vendosur që skuadrat të kalojnë menjëherë te gjuajtja e penalltive, për të shmangur sforcimin fizik të lojtarëve që nuk luajnë prej tre muajsh.