Futbolli “vishet” me turp, trajnerët Stojku e Ceno në spital, Sopoti merr kreun

. Trajneri elbasanas i Sopotit, Gentajn Stojku dhe ndihmësi i tij, Elton Ceno, në vend që të festonin fitoren 2-1 të ekipit të tyre si dhe ngjitjen e librazhdasve në krye të klasifikimit, përfunduan në spitalin rajonal të Elbasanit, pas goditjeve të marra në dhomat e zvheshjes, gjatë një sherri masiv. Ata janë goditur nga tifozët e ekipit peqinas, ndërkohë që policia duket se nuk ka mundur dot të kontrollojë situatën. Më pas, janë arrestuar disa tifozë. Sopoti fitoi 2-1 me dypietë të Lezit dhe u ngjit në krye të klasifikimit, ndërkohë që Shkumbini mbeti në vend të fundit, në Grupin B. Në grupin tjetër, bie në sy fitorja e Mamurrasit në Lezhë, ndaj Besëlidhjes, duke e zbritur këtë të fundit nga kreu i kalsiifkimit që mbante një javë më parë. Goli i Ramadanit në minutën e ’18 ka mbetur në fuqi për gjithë takimin.  Në takimet e tjera të grupit A, Tërbuni mposhti 1-0 Kasrtiotin me gol të Grecës, Besa fitoi në transfertë ndaj Veleçikut dhe Burreli mposhti në shtëpi 1-0 Ilirinë.

Kategoria e Parë

Java e 9-të/ Sot

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi  A

Swiss Digital Mobile Reklama

Besëlidhja-Mamurrasi   0-1

Ramadani 18′

Tërbuni-Kastrioti              1-0

Greca 40′

Veleçiku-Besa                   0-1

Kuli 21’

Burreli-Iliria                        1-0

Myftaraj 24’ ( 11-m)

Klasifikimi: Tërbuni 23 pikë, Besëlidhja 22, Mamurrasi 17, Besa 10, Veleçiku 10, Kastrioti 9, Burreli 9, Iliria 9, Kamza 8, Ada 3 pikë.  

 

Grupi B

Butrinti-Luftëtari              1-1

Shenaj 53’ (11-m) , Muço 78’

Lushnja-Tomori                0-1

Uzuni 67’

Pogradeci-Dinamo          3-1

Pengu 46′,  Rapo 57 , Imami 61′Topllani 86′

Shukmbini-Sopoti            1-2

Dervishi 40’, Lezi 9’, 77’

Naftëtari-Bylis                  1-0

Zylyftari 72’

Klasifikimi: Sopoti 16 pikë, Tomori 15, Lushnja 14, Pogradeci 14, Butrinti 13, Dinamo 13, Luftëtari 11, Bylis 11, Naftëtari 9 dhe Shkumbini 6 pikë  

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?