Futbollisti brazilian largohet nga Vllaznia me një mesazh në rrjetet sociale
Futbollisti brazilian Hygor ka shpallur divorcin me Vllazninë. Mesfushori 31-vjeçar deklaroi mbylljen e bashkëpunimit me klubin shkodran, ku falënderoi ish-shokët e skuadrës, administratorin Suad Lici, drejtori teknik Engin Firat dhe ish-trajnerin Mirsad Jonuz.
“Faleminderit VLLAZNIA ? ?! Ishte nder të vishja këtë fanellë! Faleminderit Presidentit Suad Lici, Engin dhe trajnerit Mirsad Jonuz për mundësinë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e tifozëve në kohën më të vështirë të jetës sime. Faleminderit të gjithë stafit!!”
Hygor luajti 21 ndeshje në kampionatin shqiptar teksa realizoi në total 4 gola.