Futbollisti godet gjyqtarin, FSHF gati dënimin maksimal për lojtarin

Dje në Gramsh u zhvillua ndeshja mes ekipit të Gramshit dhe Ada të Velipojës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4 me 0 në favor të ekipit vendas, Gramshit. Por gjatë ndeshjes pati tensione, të cilat arritën kulmin kur lojtari i Ada të Velipojës, Valter Perndrecaj, goditi gjyqtarin kryesorë të ndeshjes në minutën e 70-të të lojës. Në fillim gjyqtari B.L. i nxori karton të verdhë për kundërshtime dhe fyerje, më pas futbollisti i Ada të Velipojës e ka goditur gjyqtarin, çka solli nxjerrjen me karton të kuq të futbollistit të Velipojës.

Pas ndeshje arbitri kryesor B.L. ka bërë denoncim në polici e prokurori për goditje për shkak të detyrës, çka do sjellë ndëshkimin e tij nga prokuroria si dhe FSHF mund të jap nga 12 muaj largim nga futbolli deri në përjashtimin e tij përjetë.

Rastet e dhunës në stadiume e sidomos në fushën e lojës janë të dënueshme në mënyrë drastike. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal para pak muajve lojtari në fjalë dënohet me burg.

Presidenti i FSHF, Armando Duka mësohet se ka dhënë urdhër që futbollisti që ka kryer veprimin antiligjor e antisportiv të përjashtohet përjetë nga futbolli.

Nisur nga rasti në fjalë duhet që komisioni përkatës në FSHF që jep dënimet duhet të jetë i rreptë në mënyrë që të mos kenë guxim lojtarët e tjerë dhe të ekipeve të krejt kategorive në futboll që të godasin gjyqtarin.

Dënimi që do jap FSHF pritet me interes nga publiku dhe media. Aq më tepër se po luante edhe me dokumenta të falsifikuara.

 

SHKARKO APP