Futbollisti i Sunderland, rrezikon burg për marrëdhënie seksuale me të mitura
Adam Johnson u lirua me kusht por duhet të paraqitet para gjykatës së Kontesë së Durham në 20 Maj për t’u mbrojtur dhe evituar burgun. Ndaj futbollistit të Sunderland që në të kaluarën e tij ka luajtur edhe me kombëtaren Angleze rëndojnë dy akuza të rënda, joshje të miturish dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, të konsumuar në 3 raste me një vajzë 15 vjecare. Arrestimi i tij u krye në 2 Marsin e kaluar, futbollisti që ka luajtur 12 ndeshje me Kombëtaren Angleze u pezullua menjëherë nga klubi i tij, Sunderland që po lufton për të evituar rënien nga Premier League. I liruar me kusht, më pas u ripranua në skuadër dhe u kthye në fushë, por tani rrezikon të përballet me një proces që mund ta çojë pas hekurave duke i dhënë fund karrierës së tij si futbollist.
KOHA JONË SONDAZH

