Futbollisti që u injorua nga Silvinjo mbetet opsion për kuqezinjtë

Një nga futbollistët shqiptarë më të spikatur të këtij sezoni në Turqi, ka qenë padyshim anësori i djathtë Arda Kurtulan. Futbollisti me origjinë shqiptare, i cili në të kaluarën ka luajtur rregullisht me Shpresat e e Shqipërisë, pret prej më shumë se dy vitesh ftesën nga Silvinjo, por me këtë të fundit që nuk e ka parë asnjëherë si opsion.

Në këtë edicion ai luajtur 31 ndeshje, duke shënuar 4 gola e dhënë 2 asiste. Këto paraqitje shtuan thirrjet në Turqi për grumbullimin e tij me përfaqësuesen për pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Trajneri i Turqisë, Vinçenco Montela, nuk e ka përfshirë Kurtulan në listën paraprake të skuadrës për Botërorin, të cilën e publikoi sot. Anësori 23-vjeçar mund të kthehet një alternativë për të veshur fanellën e Shqipërisë. Gjithmonë nëse Silvinjo në miqësoret e qershorit i jep përparësi të ardhmes kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?