Futbollisti rus zemëron turqit me bluzën e Putinit

Një futbollist rus i talli tifozët turq duke zbuluar një bluzë me foton e presidentit rus pas një ndeshje në Stamboll.

Mesfushori i Lokomotivës së Moskës, Dmitri Tarasov mbante një bluzë me foton e Vladimir Putin, shoqëruar me fjalët: Presidenti më i sjellshëm në botë.

Ndeshja për Europa Ligë është evenimenti më i madh sportiv me klube nga dy vendet që pas incidentit të rëndë të nëntorit, kur Turqia rrëzoi një avion rus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fenerbahçe e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lokomotiva e Moskës mund të ndëshkohet pasi UEFA nuk lejon komente politike gjatë ndeshjeve.

Por Tarasov tha pas ndeshjes: “Ai është presidenti im. E respektoj dhe vendosa të tregoj se jam gjithmonë me të dhe jam gati të jap mbështetjen time”.

“Ajo që është shkruar në bluzë është gjithçka dua të them”.

Mediat turke e quajtën një provokim.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara.

Përpara ndeshjes, ndaj autobusit të Lokomotivës u hodhën shishe.

Policia turke arrestoi tre persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?