FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futbollisti shqiptar infektohet me Covid-19, humb grumbullimin e nëntorit

Florian Kamberi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Konfirmimi erdhi nga klubi i tij, St Gallen, nëpërmjet një deklarate zyrtare. 25-vjeçari u largua Skocia për t’u bashkuar me skuadrën e Superligës së Zvicrës, në verë.

Kamberi luajti si zëvendësues në humbjen 3-1 të St Gallen ndaj FC Basel, të dielën, megjithatë klubi tha se ai filloi të shfaqte simptomat e virusit të hënën në mbrëmje.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është vetizoluar ndërsa St Galle anuloi stërvitjen e së hënës. Infektimi i Kamberit do të thotë se do të humbasë grumbullimin me Shqipërinë. Ish-sulmuesi i Rangers ende nuk ka shënuar për St Gallen në pesë paraqitje deri më tani në këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?