Futbollisti spanjoll, Hidalgo ndërron jetë në moshën 32-vjeçare

Futbollisti Nico Hidalgo është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare. Spanjolli nuk e fitoi dot betejën më të rëndësishme në jetën e tij, me të cilën luftoi për katër vite.

Hidalgo zbuloi në vitin 2021 se vuante nga kanceri në mushkëri. Në këtë situatë, ai u ndal nga futbolli i luajtur në Janar të vitit 2022, për tu fokusuar te shëndeti i tij.

Lajmi u bë i ditur nga Granada, klub ku luajti 125 ndeshje. Futbollisti iberik u transferua te Juventusi në vitin 2014, por në mungesë të hapësirave, klubi italian u detyrua ta huazojë në Spanjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë karrierës së tij, ai luajti edhe për Cadiz, Racing Santander, Motril dhe Extremadura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?