Gabimi i rëndë nuk falet, Pirlo-Manchester Junajtid: Mos u lodhni me Pogba!

Ai u konsiderua i pavlefshëm tek Mançester Junajtid, dy vite më parë. Pasi kali tek Juventus , është aktualisht një ndër lojtarët më të mirë në botë. Vlen mbi 80 mln euro. Por as këtë shumë Juventus nuk e  pranon,pasi nuk dëshiron  të shesë një ndër xhevahirët e skuadrës. Ironik është fakti se skuadra që e largoi, tashmë kërkon ta rikthejë me shuma marramendëse. Andrea Pirlo i është drejtuar Manchester United, që ta harrojë  rikthimin e mundshëm të Paul Pogba në “Old Tratford”, duke i kujtuar gabimin e madh që bëri me të, kur e lejoi të ikte disa sezone më parë. Megjithatë e ardhmja e mesfushorit francez është vënë në pikëpyetje tek Juve, gjatë merkatos së dimrit, për faktin se ai kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës, duke përfshirë Çelsin, Real Madrid e PSG, të cilët janë gati të investojnë shumën që kërkon Juve për kartonin e tij. Skuadra e drejtuar nga van Gaal është mes klubeve që interesohet për shërbimet  etij, teksa oferta për Juven shkon deri në 80 mln euro. Por Pirlo insiston se 21 vjeçari nuk dëshiron të kthehet më në “Old Trafford” pasi ish-trajneri i kësaj skuadre, Sir Alex Ferguson, nuk tregoi interes të mjaftueshëm për të vlerësuar atë në kohë që të mbetej në Angli. – “Për çdo lloj arsyeje, ata nuk duhet ta lejonin që ai të largohej dhe duhet t’i jepnin një shans. Dhe me këtë gabim, ata Manchester United duhet të mësojë,” – theksoi Pirlo. – “Nuk mendoj se ai (Pogba) do të kthehet një ditë tek Manchester United.” Pogba shënoi një nga dy golat e Juves ndaj Kievos në ndeshjen e fundit të Seria A dhe drejtuesit e Çelsit e të Realit të Madridit e kanë shtuar ndjeshëm interesin për të bindur Juve, që të fitojnë shërbimet e tij. –“Kur ai u bashkua me Juve në stërvitje, pasi erdhi nga Anglia ne e dinim se kishte diçka që nuk shkonte rreth tij. Pasi i dhamë shansin, Pogba në dy vjet u bë një ndër lojtarët më të mirë në botë,” – thekson Andrea Pirlo. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?