Gabriel preku topin me dorë pas rivënies fundore, Tuchel: Gabim trashanik nga arbitri!

Arsenal dhe Bayern Munich e mbyllën në barazim 2-2 ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Një rezultat që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Gjermani.

Bavarezët ndjehen të “vjedhur” pasi në minutën e 67, Gabriel ishte autor i një gafe që u fal nga arbitri Nyberg. Pas një rivënie fundore, portieri i Arsenal, Raya pason te mbrojtësi, por braziliani nuk ishte i vëmendshëm dhe e ndali topin me dorë për të rinisur edhe njëherë lojën.

Ky episod po bën shumë të diskutohet me trajnerin Thomas Tuchel që pas ndeshjes theksoi se arbitri bëri një gafë trashanike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjyqtari bëri një gabim trashanik, nuk akordoi penallti për një prekje të topit me dorë! E di që ishte një situatë në limite, por ata e vendosën topin në tokë, arbitri akordoi nisjen e lojës dhe mbrojtësi e ndaloi topin me dorë. Ajo që na zemëron është shpjegimi në fushë”, tha strategu gjerman.

Swiss Digital Mobile Reklama
WOW! Bayern Munich furious as ‘crazy’ Arsenal handball missed in Champions League thriller
"REFEREE DID NOT HAVE COURAGE" | Thomas Tuchel | Arsenal 2-2 Bayern Munich | UEFA Champions League

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?