Gafa e pezullimit të Ilion Likës , akuzohet për një ndeshje ku nuk ka luajtur

Komisioni i Etikës ka dhënë një tjetër dënim për tolerim ndeshjesh në Kategorinë Superiore. Në pamje të parë kjo duket një lëvizje e fortë nga ana e këtij Komisioni por Etika duket se po bëhet qesharake, për faktin se Ilion Lika është ndëshkuar për një takim në të cilën ai nuk ka luajtur, gjë që e konfirmojnë pamjet e sfidës ndaj Partizanit por gjithashtu edhe protokolli zyrtar i ndeshjes, ku shihet që titullar është Xhelilaj, ndërsa Lika ka qëndruar 90 minuta në stol ndaj te kuqve. Nëse në këtë rast do të bëhej fjalë për një gabim në zbardhje të vendimit, kjo gjithsesi mbetet një gafë e rëndë nga ana e këtij Komisioni që jo pak herë në të kaluarën ka qenë e shënjestruar për vendimet e saj, të cilët tashmë kanë filluar të tingëllojnë deri në qesharake. Sakaq, edhe Partizani ka reaguar pas vendimit për dënimin e Arben Muskaj. Të kuqtë pretendojnë se ky vendim nuk bazohet në asnjë fakt, dhe për më tepër Muskaj nuk është thirrur për të dëshmuar, por janë thirrur dy lojtarë të tjerë. Partizani do të apelojnë vendimin, ndërkohë që për ndeshjen e kupës me Laçin, të kuqtë pretendojnë se nga FSHF nuk ka pasur ndonjëherë sinjale për hetime dhe e kanë pritur si diçka të papritur vendimin e dhënë mbi pezullimin 6 prej muajsh ndaj lojtarit të tyre.  

Vendimet e Etikës

1. Lojtari i Partizanit, Arben Muskaj, për komplotim në influencim të rezultatit të ndeshjes Laçi – Partizani,  luajtur më 18 shkurt 2015,në kundërshtim me etiken sportive, do të dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Lojtari i Flamurtarit, Ilion Lika, për komplotim në influencim  të rezultatit të ndeshjeve Partizani – Flamurtari, luajtur më 4 mars 2015 dhe Kukësi- Flamurtari, luajtur më  16 mars 2015, në kundërshtim me etiken sportive, do të dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Lojtari i  Elbasanit, Ganiol Kaculi, për komplotim në influencimin e rezultatit te ndeshjes Partizani – Elbasani, luajtur më 16 mars 2015, në kundërshtim me etiken sportive, do të dënohet me 6 muaj pezullim nga aktiviteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?