Gafa e Ramos, nxjerr në twitter një foto të djalit të Messit

Sergio Ramos ka dashur të përshëndesë fansat e tij nëpërmjet rrjetit social duke i uruar të gjithëve një vit të ri të mbarë. Kështu, ditën e djeshme mbrojtësi i Realit ka postuar në twitter një kolazh të momenteve të tija më të bukura të 2015-ës, mes të cilëve ka qenë edhe lindja e djalit të tij Marco.

Fatkeqësisht, për ta kujtuar këtë moment, Ramos nuk ka përfshirë një foto të tijën, por atë të djalit të dytë të Lionel Messit, Matteo, ku shfaqet dora e këtij të fundit që shtrëngon gishtin e mamasë Antonella Rocuzzo, gruaja e “Pleshtit”.

Një imazh që është postuar pothuajse katë muaj më parë nga Rocuzzo dhe që është pikasur dhe sinjalizuar menjëherë nga përdoruesit e internetit, ndërsa madrileni është nxituar ta fshijë postimin duke e zëvendësuar më një foto të djalit të tij. Por dëmi tashmë është bërë sepse interneti, siç dihet, nuk fal kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?