Gafa e rëndë, Gattuso sqaron pse e zëvendësoi Rrahmanin pas 45-minutave
Amir Rrahmani sot mund të ketë kaluar 45 minutat më të vështira të karrierës së tij. Në mesin e pjesës së parë ndaj Udineses, ai bëri një gabim trashanik duke i dhuruar topin Lasagna-s. Trajneri nuk e fali aspak, duke e lënë më pas në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që e ka sqaruar këtë vendim.
“Më vjen keq për Amir. Është një profesionist, i madh, por ishte në vështirës dhe unë duhet të bëj zgjedhje. Do të ketë ende shanset e tij, por sot preferova që ta zëvendësojë pas fundit të pjesës së parë”, tha trajneri i Milanit. /Koha Jone/