Gakpo është rekordmen te Holanda, i bashkohet legjendave Bergkamp dhe Sneijder

Cody Gakpo po zhvillon një Botëror fantastik në Katar. Kapiteni i PSV-së, shënoi golin e parë të sfidës Holandë-Katar (2-0). 23-vjeçari ka realizuar në tri ndeshjet e grupit A: ndaj Senegalit, Ekuadorit dhe Katarit, duke vendosur një rekord.

Asnjë lojtar i kombëtares tulipane nuk ia kishte dalë të shënonte në tri takimet e fazës së grupeve në një Kupë Botes, ndërkohë që Gakpo i bashkohet legjendave holandeze Ëesley Sneijder, Dennis Bergkamp dhe Johan Neeskens me tre gola radhazi në Botëror.

Me tri golat e njëpasnjëshëm në fazën e grupeve në Katar 2022, i bashkohet italianit Alessandro Altobelli, i cili ishte i vetmi futbollist deri sot që realizonte tre gola në tri ndeshjet e fazës së grupeve në Botërorin Meksikë 1986.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?