Galatasaray fiton penallti qesharake me Mertens, kundërshtarët braktisin ndeshjen në Turqi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin turk. Galatasaray-Adana Demispor u pezullua pas vendimit të skuadrës vizitore për t’u larguar nga fusha në shenjë proteste në minutën e 25-të.
Arsyeja ishte penalltia e dytë e dhënë për Galatasaray pas rrëzimit të ish-lojtarit të Napolit, Mertens në zonë, i cili nuk u prek nga Semih Guler. Kryesuesit e ligës kaluan përpara 1-0 falë penalltisë së Alvaro Morata.
Mertens ayağını adama takıyor. Dünya’nın en komik penaltısı. pic.twitter.com/slTnpsASVb
— Serkan Gazioğlu (@SerkanGaziogluu) February 9, 2025