Galatasaray tallet keq me Liverpoolin pasi e mundi në Stamboll

Fitorja e madhe e Galatasarayt ndaj Liverpoolit në Champions League vazhdon të sjellë entuziazëm te tifozët turq, ndërsa vetë klubi nuk e ka fshehur gëzimin.

Në një postim në rrjetin social X, skuadra turke publikoi një foto ku shihet një lojtar i Liverpoolit i dëshpëruar, ndërsa futbollistët e Galatasarayt festojnë golin vendimtar.

Në përshkrimin e fotos, klubi nga Stambolli ironizoi me himnin historik të “The Reds”, duke shkruar në anglisht: “You’ll never walk alone, but sometimes you walk out without points”

Swiss Digital Desktop Reklama

Që në shqip përkthehet: “Nuk do të ecësh kurrë vetëm, por ndonjëherë largohesh pa pikë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Një mesazh thumbues që ndezi rrjetet sociale dhe shtoi festën në Stamboll, ku tifozët vazhdojnë të shijojnë triumfin e arritur ndaj një prej gjigantëve të futbollit europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?