“Gallata” në miqësoren në Poloni, gjyqtari braktis ndeshjen pas 10 minutash (VIDEO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur së fundmi në një miqësore të ekipeve polake Rakow dhe Slavia e Pragës. Në minutën e 10-të të takimit, gjyqtari debatoi me mesfushorin e Rakow, Papanikolaou. Ky i fundit e ofendoi kryesorin e takimit dhe u ndëshkua më pas me karton të kuq.

Gjyqtari debatoi dhe me stafet e të dy ekipeve, të cilat i kërkuan që ta falte lojtarin. Arbitri ndërkohë i ndjerë i ofenduar nga kjo situatë vendosi ta braktiste ndeshjen bashkë me asistentët e tij.

Në një situatë të tillë, rolin e gjyqtarit e mori trajneri i Rakow, Kamil Waskowski, ndërsa dy ndihmësit e tij ishin pjesë të stafit të Slavia Pragës.

Një prej futbollistëve që bëri anësorin e linjës në pjesën e parë, në pjesën e dytë hyri në fushë si lojtar.

LIVE | Slavia Praga - Raków Częstochowa | #RakówWorkAUT

SHKARKO APP