Gara për titull në Superiore, Reja: Unë për vete do të jem në Durrës!

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, në konferencën për shtyp u ndal edhe te fundi i sezonit në Kategorinë Superiore, kur ka mbetur edhe pak orë nga shpallja e ekipit kampion. Teuta, Partizani, Vllaznia dhe Laçi janë të gjitha në garë për të fituar trofeun, diçka që e bën këtë fundsezoni tepër interesant.

“Unë për vete do të jem në Durrës, por kjo nuk do të thotë se do të mbaj anë, thjesht e kam më kollaj të jem këtu për të ndjekur ndeshjen e Teutës. Salihi ndërkohë do të jetë në Shkodër. Unë uroj të fitojë më i miri, por asgjë nuk është e sigurt, dhe mundësi kanë të gjithë, edhe Partizani.

Gjithsesi, është një pikëpyetje e madhe kjo histori, derisa të mbarojnë 90 minutat”, tha Reja në konferencën për mediat ku prezantoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret e muajit qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?