Gara për Topin e Artë, vlen më tepër Champions, apo Kupa e Botës?
Nëse portieri i Gjermanisë, kampion bote në Brazil 2014, Manuel Neuer nuk fiton Topin e Artë, atëherë rrëzohet teza se po të fitosh trofeun më të rëndësishëm në planet me ekipin, mund të jesh edhe lojtari më i mirë i vitit. Nëse e fiton Cristiano Ronaldo, që disa orë para se të jepej ky çmim kishte më shumë gjasa të fitonte për herë të tretë, sipas analistëve, atëherë Champions League merr kuota edhe më tepër. Dhe nëse e fiton Leo Messi, do të thotë se vlen më tepër paraqitja individuale, ashtu siç edhe në fakt çmimi ka parasysh, kur jepet dhe jo trofetë që fitohen me ekipin.
KOHA JONË SONDAZH

